-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau efektivin e RENEA-s, Gjykata rrëzon kërkesën për amnisti të Alban Alikos

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Alban Alikos i cili ka kërkuar për të përfituar nga amnistia.

Aliko akuzohet për vrasjen e vitit 2015 ku mbeti viktimë efektivi Ibrahim Basha ku në lidhje me këtë ngjarje u dënua me 17 vite burg.

Aliko ka bërë disa herë kërkese për të përfituar amnisti në të gjitha shkallët e gjyqësorit por i është refuzuar pasi është rrëzuar në të gjitha shkallët.

Ngjarja e rëndë ku u vra efektivi Basha u regjistrua më 24 qershor të viti 2015 i cili u vra me një plum në kokë. Plumbi ishte vendimtar pasi ai ndërroi jetë në vend. Po në atë ngjarje u plagosen edhe 2 kolegë të Bashës, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati.

Oficerët e RENEA  ndodheshin në vendngjarje pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri rreth orës 05:00 të mëngjesit në Gjirokastër.

Pasi automjeti i RENEA ka hyrë për patrullim në fshat, i është bërë pritë dhe është ndeshur me breshëri armësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit