U kap në flagrancë duke vjedhur një shumë parash në një lokal vihet në pranga 35-vjeçari në Berat.
Sekuestrohen disa nga sendet dhe veshjet e përdorura për vjedhje. I arrestuari është Roland Polovina 35 vjeç, banues në Berat.
Ai u kap në flagrancë, mbrëmjen e djeshme duke tentuar të vjedhur një shumë parash një lokal në lagjen “30-vjetori”. U zbulua se kishte vjedhur edhe tre banesa.