Nuk heq dorë nga kërkesat për lirim nga qelia. Gjykata e Lartë do të vendosë më 25 korrik mbi kërkesën e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, për një masë më të butë sigurie.
Më herët Gjykata e Posaçme, ajo e Shkallës së Parë dhe e Apelit, kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj, por që nuk është betuar dhe që po mbahet në paraburgim.
Fredi Beleri u arrestua për blerje votash dy ditë përpara zgjedhjeve.