Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Rëmenj, ku një 20-vjeçar me inicialet A. L., banues në fshatin Vërdovë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip “Audi” duke dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi në fjalë dhe pasagjeri i tij një 23-vjeçar me inicialet A. M., banues në Vlorë.
Të dy të lënduarit u dërguan për mjekim në spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon në vazhdim për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.