-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta” kundër kanabisit, Balla: Vazhdojmë edhe më fort me goditje sistematike

Kryesoret

Pas një operacioni të zhvilluar sot në fshatrat malorë të Krujës ku forcat e policisë asgjësuan rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Në reagimin e tij përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të vazhdojë edhe më fort.

Teksa përgëzon forcat e policisë për aksionin e sotëm, ministri shton se goditjet ndaj kultivimit të lëndëve narkotike duhet të jenë sistematike çdo ditë.

“Lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër. Dhe kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë. Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë,” shprehet Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit