-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ofrojmë masazhe dhe shërbime ekstra…”! Zbulohet “foleja” në Tiranë

Kryesoret

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim pronari i qendrës së masazheve. Vihen në pranga një grua dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjera të punësuara në këtë qendër. Sekuestrohen 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 aparate celulare.

Konkretisht u arrestua; K. I., 24 vjeçe si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi O. Rr. administronte qendrën e masazheve në “Rrugën Bardhyl”, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre të tjerat e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit