Një turiste gjermane, 39-vjeç, u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës në kanioniet e lumit Erzen.
Turisjta gjermane, me inicialet K.B shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç, kur dyshohet se u dëmtua në një zonë me terren të vështirë teksa eksploronte në kanionet e Erzenit pasditen e sotme.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit.
Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.