Seanca e sotme e parlamentit do të jetë e fundit për këtë sesion. Por përpara se të marrin pushimet, deputetët kanë përpara disa votime mjaft të rëndësishme.
Votimet për ligjin e kanabisit, që e legalizon, studentët e mjekësisë, zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinishit në krye të Akademisë së Shkencave, por edhe shumë projektligje të tjera.
Jashtë, studentët janë mbledhur në protestë duke kërkuar që të mos miratohet ligji. Brenda opozita kërkon interpelancë dhe mocion me debat për dosjen e inceneratorëve. Por kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur në nisje të seancës.
Nuk dihet nëse do të jetë prezent në parlament në orët në vijim. Për momentin i është shmangur përballjes, duke ia lënë ministres Spiropali të përballet me opozitën.