-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca pritet me nderime të larta në Francë

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot gjatë një vizite zyrtare në Francë, ka takuar kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Valérie Rabault, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Jean-Louis Bourlanges, deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, Frédéric Petit dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Jean-Philippe Ardouin.

Konjufca ka thënë se në këtë takim të cilin e ka quajtur miqësor dhe të frytshëm, kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.

“Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë”, është shprehur ai.

Konjufca i ka shprehur falenderimet e tij zyrtarëve francezë për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite.

“Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës,” shton ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit