-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manovra del zbuluar/ Si Arben Ahmetaj i siguroi dhe mobiloi dy vila luksoze?

Kryesoret

Diku rreth gushtit të vitit 2022, lexuesi i sahatëve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në fshatrat Vuno, Palasë, Gjilekë e Iljaz në bregdetin jugor të Shqipërisë, merr një ankesë nga kompleksi, një komunitet i mbyllur vilash luksoze ndërtuar përmes ligjit kontrovers të Investimeve Strategjike, miratuar në vitin 2015 me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në atë kohë, nën drejtimin e Arben Ahmetajt.

Pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për llogari të SPAK më herët këtë vit, punonjësi i OSHEE-së tha se e kishte marrë në telefon banorja e vilës 73, e cila i pati thënë që matësi nuk është në rregull sepse i faturohet më tepër se sa konsumon. Punonjësi shkoi në vend, fotografoi sahatin dhe kartën e identitetit të ankueses dhe ia përcolli ankesën zyrës përkatëse. Specialistët e laboratorit bënë testimet dhe dolën në konkluzionin se sahati ishte në rregull dhe nuk kishte mbifaturim.

Vetëm se incidenti i vogël dhe në dukje pa rëndësi, pritet t’i kushtojë jo pak ankueses, ish-bashkëshorte e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, pasi në këtë mënyrë, ajo ofroi prova dokumentare në bazë të së cilës, SPAK doli në konkluzionin se vila 73, formalisht nën pronësinë e një shqiptareje me banim në Zvicër, është në fakt pronë e padeklaruar e Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes, Albina Mançka.

Hetimi i Prokurorisë zbuloi se dy vila, një në Green Coast dhe një tjetër në fshatin Hamallaj të Durrësit, duket se janë përfituar nga Ahmetaj përmes skemave të ndryshme të pastrimit të parave. Në rastin e Hamallajt, punimet e rinovimit, me vlerë të deklaruar nga sipërmarrësi 137 mijë euro, nuk u likujduan kurrë. (lexo KETU investigimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit