Mbrëmjen e sotme është raportuar se ka marrë flakë një makinë në Rrugën e Dibrës.
Sipas njoftimit të policisë shkak i zjarrit ka qenë një defekti i bombulës së gazit pasi makina ishte me gaz.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale ndërsa shoferi me inicialet F. N. nuk ka marrë dëmtime.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.