Prej orës 10:00 të paradites së sotme, Kuvendi është përfshirë nga debatet, tensionet dhe akuzat e forta për dosjen e inceneratorëve, Akademinë e Shkencave, studentët e mjekësisë, por mbi të gjitha edhe për legalizimin e kanabisit.
Opozita kërkoi që kryeministri të ishte në parlament, por Edi Rama u shfaq në jug. Xhiro me një makinë kabriole me zv/ kryeministren Balluku në inspektimin e akseve Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.