-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg pas takimit me Vuçiç: 93 trupa të KFOR u lënduan në veri të Kosovës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të djeshëm me presidentin e Serbisë, Vuçiç, ka reaguar edhe përmes një postimi në Twitter ku ka deklaruar se 93 trupa të KFOR janë lënduar nga dhuna në veri të Kosovës.

Stoltenberg ka treguar se NATO ka dërguar trua shtesë në veri të Kosovës duke zbatuar mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme.

“Kënaqësi të takohem me presidentin Vuçiç për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la të plagosur 93 trupa të KFOR-it. NATO ka dërguar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE,” ka shkruar Stoltenberg në twitter.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u vendosën në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit