-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VENDIMI/ Rama u rrit pagat prokurorëve të SPAK-ut, vettingut, KQZ dhe Kushtetueses

Kryesoret

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme një shtesë fondi prej gati 900 milionë lekë për institucionet e reja të drejtësisë për të përballuar rritjen e pagës nga data 1 Prill e këtij viti. Si pasojë e rritjes së pagave për një pjesë të administratës dhe thuajse dyfish për deputetët është rritur edhe për gjyqtarët dhe prokurorët në KLP, KLGJ, vettingu, SPAK, KQZ, Avokati i Popullit, etj.

VENDIMI I PLOTË

Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.

  1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 6 500 000 (gjashtë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  2. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  3. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Gjykatës Kushtetuese shtohet fondi prej 17 000 000 (shtatëmbëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  4. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej 55 000 000 (pesëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  5. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej 6 000 000 (gjashtë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  6. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  7. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej 15 600 000 (pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023–31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  8. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  9. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor 606 “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”.
  10. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
  11. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023–31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor 606 “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”.
  1. Fondi shtesë, prej 892 600 000 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, përballohet nga fondi kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit