-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13-vjeçari vdiq tragjikisht në Tiranë, eksperti: Dëgjoni një këshillë që shpëton jetë

Kryesoret

Pasditen e djeshme në Babrru, Tiranë ndodhi një ngjarje shumë e rëndë. Një 13-vjeçar vdiq brenda makinës në garazh. Paraprakisht shkak dyshohet se është bërë gazi i çliruar nga bateria e makinës.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregon rrezikun e madh që vjen nga bateritë e makinave, teksa bën thirrje për kujdes të shtuar në ndërrimin e tyre.

“Një këshillë që shpëton jetë: Ndërrojini bateritë e makinave në ambjente të hapura dhe me ndihmën e një tekniku. Vdekjet nga bateritë e makinave janë të rralla, por ndodhin.

Një nënë me një fëmijë 3 vjeçar u asfiksuan dhe u gjetën pa shenja jete në makinë, para disa muajsh në USA. Fajtori është gazi shumë toksik i hidrogjenit sulfurik.

Në kushtet e nxehtësisë së lartë nga mbikarikimi difektoz ose nga dëmtimi i strukturës mbrojtëse të baterisë së makinës, acidi sulfurik i saj, çliron hidrogjenin sulfurik.

Ky gaz është vdekjeprurës, sidomos në hapësira të mbyllura, duke dëmtuar rëndë funksionimin e aparatit respirator tek njeriu. Ngushëllime familjes për humbjen e djalit 13 vjeçar”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit