Ditën e sotme mësohet se SPAK i ka dorëzuar Policisë urdhër-arrestin për ish-ministrin Arben Ahmetajn.
Në urdhër arrestin e SPAK kërkohet nga policia që të gjendjen informacione rreth vendndodhjes së Ahmetajt.
Ahmetaj akuzohet për 3 vepra penale në kuadër të hetimeve për aferën e Inceneratorëve: për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje e të ardhurave.
Ndërkohë ish-minstri që pas kërkesës së SPAK për t’u arrestuar është larguar nga Shqipëria. Kërkesa e SPAK erdhi para 2 javësh ndërsa në Parlament u miratua 1 javë më parë.
Ndërkohë urdhër-arresti u bë zyrtar ditën e sotme. Që pas kërkesës për arrestimin e Ahmetajt ai është larguar nga Shqipëria ku sipas avokatit të tij ish-ministri ndodhet në Angli.
Vetë Ahmetaj pas kërkesës për arrestimin e tij ka deklaruar se nuk do të dorëzohet dhe se do të shfaqet në momentin kur gjithçka është sqaruar.