Autoritetet ruse kanë arrestuar nacionalistin e njohur rus, Igor Girkin.
Lajmin e ka bërë të ditur tha gruaja e tij këtë të premten. Sipas dëshmisë së saj ajo ka treguar se autoritetet mund të jenë lodhur nga kritikat e tij ndaj sjelljes së Moskës për luftën në Ukrainë prandaj ka ndodhur arrestimi i tij.
Girkin, i cili njihet edhe si Igor Strelkov ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014 dhe më pas të organizonte milicitë pro-ruse në Ukrainën lindore.
Një ish-oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) tha në fillim të këtij viti se Girkin do të hynte në politikë dhe ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu mbi atë që ai thotë se është mënyra e papërshtatshme që Moska po bën luftë.