“Pas legalizimit të vjedhjes përmes Inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive tashmë i duhet legjitimimi i kanabisit për llogari të klientëve të pushtetit.
SPAK duhet ta ndalë përdorimin e këti ligji për nevoja të grupeve kriminale, duke hetuar çdo kompani guackë të interesuar për këtë industri, pasi pronarët e vërtet nuk do të shfaqen asnjëherë.
Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioriteti i çdo qytetari të këtij vendi.
Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjen me krimin dhe largimin nga sistemi të politikanëve të korruptuar.
Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që e kanë frikë, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur,” shkruan Basha.