-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 14 orësh debate, Kuvendi miraton pr/ligjin për mjekësinë dhe kanabisin mjekësor

Kryesoret

Pas mbi 14 orësh debate, akuza e diskutime mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Projektligji në fjalë i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Po ashtu, në punimet e seancës së fundit parlamentare për këtë sesion, Kuvendi miratoi me 69 vota pro, 3 abstenime dhe 23 kundër Projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit ti lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit