-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria me rritjen më të lartë në Rajon, por gjysma e shqiptarëve s’blejnë dot ilaçet

Kryesoret

Ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta pas Malit të Zi për ritmet e larta të rritjes më 2022, por duket se burimet e rritjes nuk janë shpërndarë mirë në popullatë përderisa shqiptarët kishin vështirësi me shumë se bashkëqytetarët në Rajon për të paguar faturat e medikamenteve.

Rezultatet e anketës treguan se 41 për qind e familjeve në Shqipëri kishin vështirësi dhe pamundësi të blinin ilaçet që nuk ishin të përfshira në listën e rimbursimit në vitin 2022. Ndëkohë, në vendet e tjera të Rajonit ky shqetësim ishte më pak i pranishëm përveç Kosovës ku 35% e familjeve u ndeshën në vështirësi në blerjen e medikamenteve që nuk ishin në listat e rimbursimit.

Në Maqedoninë e Veriut vetëm 23 për qind e familjeve kishin vështirësi të përballonin pagesat e ilaçeve jashtë listave të rimbursimit, në Serbi vetëm 16 % , në Malin e Zi 15% dhe në Bosnjë 14%. Në vitin 2022 fondi për rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore arritën në vlerën 11,506 milionë lekë, ose në masën 97.3% e planifikimit.

Rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore mbetën pa paguar rreth 727 milionë lekë. Buxheti i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore (FSDKSH) është rritur vit pas viti, por rritja më së shumti ka shkuar për financimin e kontratave me Partneritet Publik-Privat, si kontrolli mjekësor bazë (check-up, sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, dializa dhe së fundmi laboratori)./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit