Një turiste gjermane gjatë eksplorimit në malet e Shkodrës është rrëzuar në vendin e quajtur “Kodër Kunje” njësia administrative Shosh. Ka qenë bashke më një tjetër turist.
Një banor i zonës i ka parë dhe ka njoftuar policinë. Turistja kishte thyer këmbën dhe krahun.
Ajo është transportuar nga terreni ku ndodheshin deri në Prekal, në rrugën automobilistike, ku më pas turistët janë marrë nga shërbimet e ambulancës.
Turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.