Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rreziqe për zjarre në disa qarqe si pasojë e temperaturave shumë të larta. Sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “i lartë” për zjarre në qarqet Kukës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”.
Po sipas IGJEUM, në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “i lartë” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. “Rreziku pritet tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё sotme” thuhet në njoftim. Nesër priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 35 °C
në vendet e ulëta: 21 / 38 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C