-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamtumira e fundit! Fshati në zi: 4 varre në një shtëpi…

Kryesoret

Është bërë gjëma në fshat. 4 varre me një shtëpi”! Kështu shprehen banorët në fshatin Cingar i Poshtëm në Gramsh ku ka rënë zia prej mbrëmjes së djeshme, kur u shpërnda me shpejtësi lajmi tragjik se babai me dy djemtë dhe nipi u mbytën në liqenin e Banjës ku u futën për t’u parë, por nuk dolën më të gjallë prej aty.

Liqeni është shumë i rrezikshëm është i pambrojtur. Këtu është bërë skandal me Banjën. E bënë HEC-in dhe e lanë ashtu. Nuk ka as roje as gardhe” tha një tjetër banor i irrituar. “Duhej të kishin bërë rrethime. Tabela jo, roje jo. Këtu nëse nuk e njeh zonën bie në liqen dhe mbytesh” tha një tjetër.

Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC të Banjës. Ata shkuan të laheshin por nëse rrëzohet aksidentalisht një fëmijë, nuk e shpëton dot” u shpreh një tjetër banor. Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç bashkë me nipin, Melis Zogu, 20 vjeç u mbytën të premten në liqenin e Banjës.

FOTO/ Ky është babai me dy fëmijët dhe nipi që u mbytën tragjikisht në liqen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit