Një vatër zjarri e cila u shua ditën e djeshme është riaktivizuar përsëri sot në zonën e pyllit me pisha në Peshtan të Fierit.
Autoritetet njoftojnë se po punojnë për shuarjen e tij me pompa uji.
Po ashtu njoftohet se situata është e vështirë pasi era po favorizon flakët.