Të paktën 4 persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën sot kur një tub uji i nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në perëndim të Moskës.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin theksoi se disa nga të plagosurit kishin pësuar djegie dhe se shërbimet e urgjencës ishin tashmë në vendngjarje.
“Ne po ofrojmë ndihmë mjekësore për të gjitha viktimat”, theksoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus. Qendra tregtare, e njohur si “Vremena Goda”, filloi të funksionojë në vitin 2007 dhe ka mbi 150 dyqane.
#BREAKING
1 dead & several wounded after hot water pipe bursts in Moscow shopping mall pic.twitter.com/DOitYAhzGM— The World Monitor (@tworldmonitor) July 22, 2023