Policia e Kukësit ka arrestuar dy vëllezërit, Xhevdet dhe Vexhi Muja, autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtiqen, ku mbeti i plagosur me armë zjarri kushëriri i tyre.
Ata janë konfliktuar për motive pronësie. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe arma e krimit, me të cilën dyshohet të jetë kryer plagosja.
Dajak dhe të shtëna me armë! Dy vëllezër i fusin plumbin kushëririt
Gjithashtu për këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e personit të tretë, që është vëllai i dy të arrestuarve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën” thoshte policia në njoftimin e djeshëm pas ngjarjes.