Një mot i frikshëm me stuhi të forta dhe shira të dendur ka përfshirë Serbinë, ndërsa deri më tani tre persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë.
Mediat raportojnë se një burrë u godit nga rryma elektrike, gjatë një stuhie në Bačka Palanka. Një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad.
Dhe një grua vdiq nga flakët e zjarrit në Kovačica, i cili shpërtheu pasi rrufeja goditi një pemë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Republikës, paralajmërimet për stuhi të forta, rrebesh dhe breshër janë ende në fuqi.