Kryetari i PS-së, Edi Rama ka përgëzuar kandidatin e tij, Edison Memolla për fitoren në Rrogozhinë ditën e diel. Kryeministri shkruan se socialistët nxorën mësime nga gara në 14 Maj duke e thelluar dje.
“RROGOZHINA VETËM PËRPARA ➡️ me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste🌹 Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash😍
Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore” shkruan ai.