Avokati, Jordan Daci i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje me skandalet më të fundit të regjistruara në vend ku u bë lidhja mes krimit dhe politikës.
Gjatë fjalës së tij Daci u shpreh së për skandale janë investuar këto 30 vite dhe se kanë qenë të pranishme gjithmonë.
“Mendoj se ne këto 30 vite ne kemi investuar. Kane qene te pranishëm edhe dje edhe sot. Vetëm se duket se ka ndryshim nga dje. Ne dallim nga vendet e tjera krimi i organizuar dhe politika punojnë paralel.
Tashmë ajo qe e ben te vështire situatën në Shqipëri . Krimi i jakave te bardha behet nga individi dhe ne grup. Kur krimi kalon 20 veta nuk ehtë bashkëpunim i thjeshte. Duket e sinkronizuar per ta realizuar por jo per ta fshehur. Është me e thjeshte per tu hetuar.
Shqipëria hyn në rastet qe beri negocim kur doli nga komunizmi dhe vuri veten në pozicionim, tranzicioni në demokraci e morën ata qe ishin por me format te ri.
Shqipëria ringjalli komunizmin nëse kontrolloheshin me pushkatim tani kontollohen me ligj. Tani vendosin ligjeve emër të përveçëm,” u shpreh Daci.