-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë gazetari i njohur i “BBC”

Kryesoret

George Alagiah, një nga gazetarët më të respektuar të BBC-së, vdiq në moshën 67-vjeçare, nëntë vjet pasi u diagnostikua me kancer.

Si pjesë e ekranit televiziv britanik për më shumë se tre dekada, ai prezantoi lajmet e BBC-së në 20 vitet e fundit.

Para kësaj, ai ishte një korrespondent i huaj i vlerësuar me çmime, duke raportuar nga vende si Ruanda e Iraku.

Ai u diagnostikua me kancer të fazës së katërt në vitin 2014 dhe zbuloi në tetor të vitit 2022 se sëmundja i ishte përhapur.

Alagiah fitoi çmime për raportimet mbi urinë dhe luftën në Somali në fillim të viteve 1990 dhe u nominua për një çmim Bafta në vitin 1994 për mbulimin e fushatës gjenocidale të Sadam Huseinit kundër kurdëve të Irakut verior.

Ai u emërua gjithashtu gazetari i vitit i Amnesty International në vitin 1994, për raportimin mbi luftën civile në Burundi dhe ishte gazetari i parë i BBC-së që raportoi për gjenocidin në Ruandë.

Ai ka thënë se një nga momentet që ka ndjerë më së shumti krenari në jetën profesionale, ishte kur transmetoi disa nga pamjet e para të spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit