Gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 3 personat e akuzuar për prodhim dhe falsifikim të dokumenteve kundrejt pagesave, Artur Rakip, Thanas Sholla dhe Besnik Dine.
Për dy të fundit seanca u zhvillua dje ndërsa për Artur Rakipin, me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve, seanca u mbajt sot.
Të tre ata u arrestuan pas një hetimi 5-mujor, teksa prodhonin dhe pajisnin me dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qëndrimi, shtetas shqiptarë dhe të huaj për të udhëtuar nëpër botë kundrejt pagesës 300-10000 euro.
10 mijë Euro për në SHBA! Laboratori që të priste biletën për në tokën e premtuar