-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më thave zemrën”! Miqtë në lot! Kush ishte “Çomi” i Tiranës që vdiq në aksident?

Kryesoret

Lot dhe pikëllim. Gert Hoxha nuk jeton më! Operatori i emisionit investigativ Stop, në Tv Klan, u shua tragjikisht një natë më parë në një aksident të ndodhur në Përmet. 45-vjeçari vdiq në aksident me motor. Motori ishte një prej pasioneve të tij më të mëdha, së bashku me pasionin për kameran, që e kishte profesion prej më shumë se 20 vitesh.

Prej gati 9 vitesh ishte pjesë e stafit të emisionit Stop, e ky staf shpreh dhimbjen me të madhe për humbjen e tij.  Një tjetër pasion që e kishte materializuar edhe në një klub, ishte ai për motorët Vespa. Gert Hoxha ishte themelues i Vespa Club Tirana. Me hidhërim të thellë e përcjell vdekjen e “Çomit”, edhe ky klub.

Lot dhe dhimbje! Shuhet në aksident “Çomi” i Tiranës, mjeshtri i kameras

Reagimet për Gertin janë të pafundme. Kolegë, njerëz të medias, miq e të njohur kanë vërshuar me komentet e tyre prekëse për humbjen e tij në mënyrë kaq të parakohshme. Gert Hoxha po kthehej nga Përmeti drejt Tiranës ku jetonte, kur dyshohet se ra në një skarpat prej 20 metrash. Ai lë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit