-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri

Kryesoret

Plazhet e arta dhe ujërat blu, e bëjnë Shqipërinë një vend tërheqës për turizëm. Por, numri i madh i të rinjve që po largohen nga vendi, po krijon sfida për zhvillimin e këtij sektori.

Shqipëria përballet me mungesë të fuqisë punëtore, e domosdoshme që vendi t’i shërbejë numrit në rritje të pushuesve të huaj.

Është bregdeti i Shqipërisë… i pasur me rërë të artë, ujëra blu dhe hapësira të gjelbëruara. Këto peizazhe e bëjnë Shqipërinë një vend ideal për turizëm.

Vendi ka rreth 450 kilometra vijë bregdetare, zona malore për aktivitete në natyrë, pika arkeologjike dhe kuzhinë të veçantë lokale.

Megjithatë, për shumë vite, turistët perëndimorë nuk e kishin Shqipërinë një destinacion të preferuar. Por, kjo duket se po ndryshon. Vitin e kaluar, Shqipëria priti 7.5 milionë pushues, sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit.

Kjo shënon një rritje të madhe krahasuar me vitin 2019, kur Shqipëria u vizitua nga 6 milionë turistë, para se industria të goditej nga tërmeti dhe pandemia e korona virusit.

Në qytetin e Durrësit, së fundmi është hapur resorti i madh “Melia”. Menaxheri i saj thotë se kjo zonë ka ngjashmëri me një nga destinacionet më luksoze në botë.

“Sot në mëngjes, para se të vija këtu, dëgjova dikë duke thënë se Shqipëria është si ishujt Maldive të Evropës. Dhe unë mendoj se ashtu është”, thotë menaxheri i resortit Melia, Marco Lisboa.

Por, shton ai, dallimi është se pushimet në Shqipëri kushtojnë shumë më i lirë.

Sipas qeverisë, vitin e kaluar sektori i turizmit zinte rreth 18 për qind të prodhimit të brendshëm bruto./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit