Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person që dyshohet se fshihet pas një rasti ngacmimi seksual ndaj një të miture.
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me inicialet A. T., që është arrestuar nga specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit nr. 6 në Tiranë pasi ai ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare në një local.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.