Pasditja e të mërkurës e 26 korrikut 2023, ora 17:30 në Tiranë, do të gjejë të mbledhur Asamblesë Kombëtare të PS.
Qeveria është në ethe, përveç Taulant Ballës që sapo u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme. Të tjerët janë mbi “gjemba” pasi mund të ketë ndryshime në qeveri.
Pas asamblesë, në fundjavë më 28 dhe 29 korrik kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim informal pune në Tepelenë. Deri më tani nuk dihet se çfarë do të diskutohet në takimin e tyre.
Referuar faktit që qeveria është në gjysmën e mandatit të dytë, pritet një “shkundje” përpara pushimeve të gushtit dhe nisjes së sesionit të ri në shtator.