Pasditen e sotme është regjistruar një zjarr në fshatin Bistrovicë në Dimal.
Mësohet se për shkak të zjarrit janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj. Zjarri ka rënë në pjesën e zonës kodrinore, e gjitha e mbjellë me ullinj.
Zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë por mungesa e rrugës ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të zjarrit për t’a shuar shpejt.
Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit.