Avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje me situatën brenda partisë së PD-së dhe zhvillimeve për vulën
Në fjalën e tij Lapaj u shpreh se situata në PD për vulën nuk është më një gjë serioze. Ai shtoi se konceptet e PD-së janë katandisur dhe janë larguar nga principet që kishin kur u hap partia.
“Nuk është me gjë serioze. Partite lindin e vdesin si puna njerëzve, nuk janë të përjetshëm. Cilat ishin idealet e PD-s, për tu zënë për vulën apo për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e vendin.
Ku janë konceptet janë katandisur. Nuk flasin per qytetarët. Ka 2 vite. Ajo parti nuk përfaqëson asgjë, qytetaret që janë demokratë duhet të marrin fuqinë dhe të përballen me pushtetin.
Si nuk u lodhen, duhet të hapet gara. Duhet të ketë vajza e djem qe te ketë emocion për të sjellë ndryshimin. Po nuk pati gare ne pushtet ska gare askund.
Vritet, është efekt domino. Na mori ne qafe, nuk është me rrugën e duhur e provuam dhe dështuan, se iku popullsia jashtë.
I ka ardh koha demokratizimit të vendit, është derdhur. Ka ardh koha qe shqiptarët të ngrihen dhe te marrin vendime per vendin e tyre,” u shpreh Lapaj.