-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla dhe Balla heshtin për raportin Kurti-Rama: Duhet të zbatojmë marrëveshjet

Kryesoret

Dy ministrat e Brendshëm, të Shqipërisë dhe Kosovës Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla kanë vizituar të hënën pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Morinë, ku folën për problemin e pritjes me të cilin ballafaqohen mërgimtarët gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë.

Balla u pyet lidhur me anulimin e mbledhjes së të dy qeverive, për të cilën nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se ka kohë për të folur për problemet tjera që nuk lidhen me çështjen e vizitës të së hënës.

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme ka thënë se sikurse ai, edhe homologu i tij nga Kosova, duhet t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë dakorduar kryeministrat e dy vendeve.

Mërgimtarët atje po presin për ne që ta zgjidhim këtë çështje dhe unë mendoj se do ta gjejmë zgjidhjen. Sa për çështjet tjera, kemi kohë të flasim dhe ajo që u takon dy ministrave është të zbatojnë marrëveshjet të cilat kryeministrat janë dakorduar”, ka thënë ai.

Për këtë çështje shkurtimisht ka folur edhe Sveçla, i cili ka thënë se ka opinion, mirëpo do ta adresojë në një rast tjetër. “Është hera e dytë që jam këtu për disa ditë. Kam shumë opinion për këtë çështje që do të adresojmë në një rast tjetër”, është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit