Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga aksioni për shuarjen e zjarreve në Fier e Vlorë. 42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksion.
“42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.
Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë” shkruan Peleshi.