-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çiften në krahë dhe kalin ngarkuar me drogë, 3 të arrestuar në Bulqizë

Kryesoret

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 3 persona pasi u kapën në flagrancë në një serë për kultivimin e lëndëve narkotike.

Për arrestimin e 3 persona është dashur një operacion prej 2 muajsh në të cilën janë evidentuar serat dhe janë monitoruar personat e përfshirë.

Në pranga kanë rënë 52-vjeçari me inicialet A. C., 30-vjeçari me inicialet  A. C. dhe 34-vejçari me inicialet E. L.

Policia ka filmuar të arrestuarit teksa ata transportonin lëndën narkotike me kuaj. Gjatë transportimit të mallit ata ishin edhe të armatosur.

Për këtë arsye, policia ka sekuestruar dy armë gjahu pa leje. Uniformat blu shprehen se po vijojnë punën për kapjen e të tjerë personave që dyshohet se janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit