Një vajzë 14-vjeçe me orgjinë shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në SHBA. Aksidenti tragjik ndodhi të premten në mëngjes në Waterbury, sipas mediave amerikane.
Viktimat është identifikuar tre ditë më pas. Autoritetet amerikane deklaruan se viktima është Adrijana Mina 14-vjeçe, me origjinë shqiptare.
Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. Hyundai Sonata u fut me të kuqe në semafor. Përplasja ishte shumë e fortë.
Pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.