Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Çeprat të Vlorës, pasditen e së martës. Era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, teksa janë djegur edhe sipërfaqe me ullinj. Disa banorë të zonës dyshojnë se zjarrvënia është e qëllimshme.
“Jemi 8 familje këtu. A e di sa dëm bën ai zjarr?”, shprehen ata.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, por situata duket e vështirë.
Ndërkohë, edhe në Fier një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në afërsi të Kreshpanit.
Temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë punën e zjarrfikësve në vënien e vatrave në kontroll.
Deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë grupet hetimore janë në terren dhe po verifikojnë situatën.