Në orët e para të ditës së sotme është regjistruar një rast vjedhjeje në Laknas të Tiranës, konkretisht në lagjen ”Lura”.
Dyshimet janë se tre persona, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri në një banese në atë zonë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.