Ditën e sotme pushuesit në plazhin e Shëngjin kanë kryer një gjest heroik. Teksa dy vajza po mbyteshin në ujë një grup pushuesish janë bërë bashkë për t’i shpëtuar.
Pushuesit kanë krijuar një litar duke u kapur dorë më dorë me njëri-tjetrin dhe kanë arritur të nxjerrin nga deti 2 vajzat.
Ato dolën me shenja jete ndërsa njëra prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Pritet një njoftim i policisë për situatën.