-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli lë në fuqi dënimin, 122 vite burg për grabitjen në Rinas

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin sot për të lënë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 të pandehurit e përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Grabitja është regjistruar në vitin 2022 ku u grabitën 4.6 mln €. Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi janë dënuar me nga 17 vjet burg secili.

Çala u dënua me 20 vite burg për disa vepra penale si “Vjedhja me armë”  kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal.

Eldi Çala u dënua me 17 vjet burg po për të njëjtën vepër penale. Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi u dënuan me nga 17 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për 7 të dënuari fillon nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit