-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli NATO-Ukrainë, takim inaugurues mes luftimeve të ashpra në Kharkiv

Kryesoret

Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë do të diskutojë për sigurinë në Detin e Zi në takimin inaugurues më 26 korrik në Bruksel. Ky takim vjen ndërkohë që forcat ukrainase dhe ruse janë përfshirë në luftime të ashpra në rajonin lindor të Kharkivit, ku Rusia po përpiqet të kryejë një ofensivë.

Këshilli NATO-Ukrainë do të mblidhet në Bruksel në nivel ambasadorësh, pas refuzimit të Rusisë për ta zgjatur një marrëveshje për eksportin e grurit dhe pas sulmeve intensive të Moskës ndaj instalimeve të eksportit të grurit të Ukrainës në portet në Detin e Zi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai mbajti një takim përpara takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë.

“Konsultime janë të fokusuara veçanërisht rreth sigurisë në Detin e Zi, për portet tona dhe eksportet tona të grurit,” tha ai.

Zelensky foli paraprakisht me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, se si të sigurohet rrjedha e grurit ukrainas në tregjet ndërkombëtare mes sulmeve ajrore të reja nga Rusia në qytetin e portit të Odesës dhe kryeqytetin Kiev.

“Para së gjithash, ne folëm për mbrojtjen e rajoneve tona jugore, në veçanti Odesëm, për mbrojtjen e jetës normale të njerëzve dhe punës në portet tona,” tha ai.

Sulmet ruse në ditët e fundit kanë shënjestruar objektet e eksportit të ushqimit ukrainas, duke përfshirë portet e Danubit afër kufirit me Rumaninë, anëtare e NATO-s.

Kievi ka akuzuar Moskën se synon furnizimet me drithëra dhe infrastrukturën që nga pezullimi i pjesëmarrjes së saj në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi të ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit