Ditën e sotme policia e Beratit ka vënë në pranga 34-vjeçarin Ervis Shpata pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.
Në lidhje me këtë operacion u proceduan penalisht edhe 4 persona të cilët bashkëpunonin me 34-vjeçarin.
Shpata siguronte lëndë narkotike kokainë dhe ua shiste të tjerëve, për ta shpërndarë në doza.
Policia sekuestroi 706 gramë kokainë që u gjetën pas kontrolleve në banesën e të riut.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.