Gigi Hadid u pa për herë të parë që kur u arrestua në Ishujt Kajman dhe u akuzua për posedim të marihuanës dhe mjeteve për përdorimin e drogës në fillim të këtij muaji.
Modelja 28 vjeçe, u fotografua në aeroportin JFK në New York të martën. Hadid dukej në formë të mirë teksa po shkonte drejt terminalit me syze dielli dhe flokët e saj bionde të tërhequr prapa.
Arrestimi i saj tronditës më 10 korrik u raportua javën e kaluar nga gazeta lokale Cayman Marl Road.
Hadid e cila po udhëtonte me shoqen Leah Nicole McCarthy, mbërriti me një avion privat nga SHBA në Aeroportin Ndërkombëtar “Owen Roberts” dhe kaloi doganën me bagazhin e saj kur agjentët e Doganës dhe Kontrollit Kufitar që gjetën një sasi të vogël të marihuanës dhe vegla të përdorura për konsumimin e saj.
Dyshja u proceduan në Qendrën e Paraburgimit në Ishujt Mbretëror Kajman dhe më vonë u liruan me kusht, në pritje të ndjekjes penale, raporton gazeta lokale Cayman Marl Road.
Hadid dhe McCarthy u paraqitën në Gjykatën Përmbledhëse më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Ata të dyja u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit në të dhënat e tyre.
Kanabisi në Ishujt Kajman është i paligjshëm, por përdorimi i kufizuar i vajit CBD është lejuar për qëllime mjekësore që nga viti 2016.