-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shpejt, shpejt”! Policët mes tymit dhe flakëve!

Kryesoret

Në 25 ditët e muajit korrik sipas policisë së shtetit janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët një është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga strukturat vendore të Policisë që të intensifikojnë veprimet parandaluese, zbuluese dhe ndëshkuese.

Të bashkëpunohet me qytetarët, pushtetin vendor, emergjencat civile dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në pyje e kullota.

Gjithashtu, ka kërkuar që të mbështeten emergjencat civile, me forca policore, si dhe të bashkëpunohet me të gjitha strukturat, për parandalimin e rasteve të tilla.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Dy vatra janë aktive prej disa ditësh. Në Peshtan të Fierit dhe fusha e mbetjeve në Vlorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit