16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: SPAK-u arrestoi investitorin strategjik të Ramës

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar së fundi në lidhje me aksionet e zhvilluara nga SPAK në Tiranë, Kukës dhe Shkodër ku u bë i mundur arrestimi i disa personave.

Në reagimin e tij Bardhi ka përshëndetur aksionin e SPAK ku u arrestua Pëllumb Gjoka. Në reagimin e tij Bardhi u shpreh se grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare të kryeministrit, Edi Rama.

Dekonspirim apo rastësi? Dyshimet mbi arrestimin e ish-shefit të Operacionales

Sipas kryetrarit të GPPD-së Rama në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar Gjokës licensa e deri tek statusi i investitorit strategjik.

Pëllumb Gjoka u arrestua nga SPAK për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

60 policë dhe 22 makina në aksion! Manovra, si u zhdukën pa gjurmë 4.7 mln Euro?

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri  si dhe Astmer Bilali, pjesë e bandës së Bajrave.

Del FOTO/ Kush është ish-drejtori i lartë i policisë që u arrestua në gjumë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit